Home » Rreth Shkodres » Shërbimet

Shërbimet

Shërbimet në qytetin e Shkodrës

Energjia elektrike
Qyteti i Shkodrës furnizohet me energji elektrike nga Hidrocentrali Vau i Dejës nëpërmjet dy nënstacioneve 110 KV / 6 KV. Furnizimi dhe shpërndarja tek konsumatorët e energjisë elektrike bëhet nga shoqëria “Sesa“ sh.p.k. Ndërmarrjet e mësipërme bëjnë pjesë në Korporatën Energjitike të Shqipërisë. Ndriçimi rrugor administrohet nga Bashkia me fondet e saj.
Konsumi vjetor i energjisë elektrike për vitin 1997 ka qenë 240 milion KW/ore, për vitin 2002 konsumi vjetor është 125.8 milion KW/ore. Çmimet e energjisë elektrike sipas Vendimit të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike janë si vijon:

Kategoria e konsumatorëve të Energjisë Elektrike, Çmimi

I. Furnizuar nga linja T.L.
1. Përdoruesit buxhetorë 8.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
2. Përdoruesit jo-buxhetorë 5.00 – 8.30 lekë për KW/orë + 20% TVSH
3. Përdoruesit privatë 8.30 lekë për KW/orë + 20% TVSH

II. Furnizuar nga linja T.M.
1. Përdoruesit buxhetorë 8.50 lekë për KW/orë + 20% TVSH
2. Përdoruesit jo-buxhetorë 5.00 – 10.50 lekë për KW/orë + 20% TVSH
3. Përdoruesit privatë 5.00 – 10.50 lekë për KW/orë + 20% TVSH

III. Furnizuar nga linja T.U.
1. Përdoruesit buxhetorë 9.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
2. Përdoruesit jo-buxhetorë 5.00 – 12.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
3. Përdoruesit privatë 5.00 – 12.00 lekë për KW/orë + 20% TVSH
4. Përdoruesit familjarë 4.10 – 8.80 lekë për KW/orë + 20% TVSH

Uji i pijshëm
Furnizimi me ujë të pijshëm realizohet nga Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime.
Kjo është një ndërmarrje shtetërore lokale në varësi të Bashkisë.
Volumi mesatar i përdorueshëm është 6800 m3 që realizohet nëpërmjet një stacioni pompimi, 5 km larg qytetit, me kapacitet 6900 l/s. Konsumi vjetor për vitin 2002 është 5 259 218 m3. Çmimet e ujit sipas V.K.M. nr.203 datë 08.05.1997 janë si vijon:

Konsumi familjar (me matës) 15 lekë /m3
Institucionet arsimore 30 lekë / m3
Konsumi familjar pa matës (mujore) 90 lekë / banor
Institucionet shëndetësore 15 lekë / m3
Furnizimi familjar me çezme publike (mujore) 80 lekë / familje
Ndërmarrjet private 60 lekë / m3
Prodhuesit e bukës 45 lekë / m3
Institucionet shtetërore 52 lekë / m3

Rrjeti i furnizimit me ujë është rehabilituar, me financim të Qeverisë Austriake në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Gjelbërimi i qytetit
Gjelbërimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbëra realizohet me sipërmarrje nga subjekte private.
Aktualisht qyteti ka rreth 8 ha sipërfaqe të gjelbëruara.

Pastrimi i qytetit
Pastrimi i qytetit realizohet me sipërmarrje nga një subjekt privat. Qyteti i Shkodres është i përfshirë në programin LIFE të Komunitetit Europian për trajtimin e mbetjeve të ngurta me teknologji bashkëkohore. Është kryer studimi dhe është përcaktuar vendi i grumbullimit dhe përpunimit të këtyre mbetjeve, rreth 2 km larg periferisë së qytetit.

Kanalizimet
Rrjeti i kanalizimeve të qytetit administrohet nga Ndërmarrja Rrugë Kanalizime, një ndërmarrje shtetërore vendore nën varësinë e Bashkisë.
Është në rehabilitim të plotë i gjithë sistemi i rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Në vitin 1980 është bërë kanalizimi i pjesës më të madhe të qytetit dhe lagjes Bahçallëk, me gjatësi të përgjithshme 140 km për 1600 banesa. Ka një stacion pompimi me pesë pompa. Në segmentin magjistral të rrjetit kapaciteti përcjellës është 712 l/s.
Në projektin e përbashkët me Qeverinë Austriake parashikohet që në fazën e parë të zbatimit të projektit të realizohet pastrimi mekanik i ujrave, në fazën përfundimtare edhe ai biologjik.

Radio-Televizioni
Përveç televizionit dhe radios kombëtare në qytetin tonë kemi një stacion radiofonik shtetëror lokal dhe tre stacione televizive lokale private, si dhe disa stacione televizive jo lokale. Bashkia ka instaluar disa repetitorë satelitorë televiziv në malin e Taraboshit. Në qytetin tonë ushtron aktivitetin një shoqëri private për transmetim televiziv kabllor.
Godina e Radio Shkodres

Sherbimi Telefonik
Në fillim të vitit 1999 ka përfunduar centrali i ri telefonik me kapacitet 30,000 numra. Ky central administrohet nga Filiali i Telekomit Shqiptar, që është një ndërmarrje shtetërore jo buxhetore. Aktualisht numri i abonentëve është 8560. Nga këta:
Abonentë familjarë – 8047
Subjektet private – 49
Institucionet – 464

Shërbimet postare
Ky shërbim realizohet nga Filiali i Drejtorisë së Postave, që është një ndërmarrje shtetërore jo buxhetore. Realizon shërbime dërgim dhe marrje letra, koli, shtypshkrime, urdhra dhe pagesa ndërkombëtare me disa shtete, këmbim valute. Në këtë filial ekziston edhe shërbimi postar EMS. Në qytetin tonë ekzistojnë dhe shërbimet postare të DHL dhe UPS.

Shërbimet e emergjencës/urgjencës
Në Bashkinë Shkodër ushtrojnë aktivitetin e tyre në ndihmë të popullatës pesë njësi të emergjencës/urgjencës.
Në listën më poshtë jepen numrat e telefonit të këtyre njësive për të kontaktuar me to në raste nevoje:
> Emri i institucionit / Numri i telefonit
1. Spitali civil / Urgjenca 0224 2796
2. Poliklinika / Urgjenca 0224 2789
3. Zjarrfikësat 0224 3333 / 0224 0014
4. Policia / Operativi 0224 3295
5. Prefektura / Drejtoria e emergjencave 0224 2615

http://www.shkoderzemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: