Mbi vorr të nanës

Mbi vorr të nanës

A del për mue prênvera
A zbardhë për mue kund dritë
A gzon mâ zemra e mjera
A por rri kot tue pritë?

Shka m’viin t’rít t’em, lulzime?
A kam pse e shkoj kët jetë
Kur nanës përkulun dhimbet
Nuk mundet me u përshndetë?

O vjeshtë, vjeshtë e shëmtueme,
si më thave në ditë mâ të mirë;
ç’se fike at dritë të çmueme
s’ka kush qi n’mue syt i prirë.

E lypa kot te shpija
As laçë un kend pa pvetë
M’ka lodhë, m’ka kputë vetmija,
Po nana ku do të jetë?

Nji zâ m’u duk se ndjeva
Qi më tha: «S’e ke n’tokë të mjerë!»
Kah’ Rrmajt atëherë un shkova
E qava edhe nji herë.

E ai shêj, qi dikush vuni
M’foli e m’dha qindresë:
E zemrën në vend m’a pruni
Më tha se gjithkush do të desë.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s