Home » Letërsi » Primo Shllaku » Gostia

Gostia

Gostia

Ne ishim pak
Dhe kishim pak me thanë.
Dielli ishte përshkue nëpër tavolinën tonë
dhe ishte ndalë te pasqyrat.
Vetëm frutat s’i kishte zanë hija.
Dora ndiqte copat e diellit
deri te cepi i tavolinës që mbaronte me zgrip.

Ne pinim ujë të ndêjun,
ndonji dëshironte me heshtë
dhe na e lênim të heshtte
ndërsa dielli i radhës e prekte në shpinë.

Flisnim për motin, për thojzat, për pikturat me karbon e
teatrin.
Flisnim për kambët e Maries.
Ra fjala për frutat që po mbaronin,
u përmendën ato që do të delnin.
Pak ishim që donim të flisnim.
Të tjerët rrinin aty të papranishëm.

Flisnim për ditën që shkurtohet.
Flisnim për freskun e darkës.
Flisnim për gjoksin e Maries.

Na ishim pak,
Askush s’kishte ma qejf të fliste.
Dikush vërejti se këtë radhë
Fjalët kishin sosë para ushqimeve.
Krismat n’tavolinë ishin metalike,
Krueset e dhambëve ishin mbarue të gjitha.

Flisnim për Marien, për vdekjen e saj,
Ra fjala për vorrin.
S’e di se kush tha se ajo ishte skelet tashma.
Lëvizje kambësh nën tavolinë.
Ky ishte shêj se fjalët,
nëse s’kishin mbarue,
ishin kah mbarimi.

Na flisnim për Marien,
për jetën e saj, për fundin,
pinim kafe me thithje të gjata
dhe pyesnim vetveten
nëse do të delte nji tjetër si ajo?

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: