Home » Letërsi » Ndre Mjeda » Scodra

Scodra

Scodra

Kushtrimi i Kodrit neper fushe e male: Leni çë do punë e rrani me temelue gjytetin mbretnuer te Iliris. E me gjak te kulshedres vizati kufijt e Shkodres.

Kumboi njitas nder malet ilirike
E nder fushore t’b’gatuna n’grunaje,
Zani i kasnec’e e j’ brohori jetike,
Qi jehona perdridhte maje n’ maje.

E thirrte Kodri: “O djelmeni kreshnike,
Me dhen gur e permend, leni n’bungaje
Spatat e ngulme, leni tok’t fisnike,
E leni berret qi kullosin n’zaje;

E hiqni thekshem, kah i t’parve a shkambi,
ku n’vetima perher’ Frombja defrehej;
Se nji t’rejes seli po i shtohet lami”.

E permbi suken mrekullore u njiti,
E t’ gjytetit mbretnuer rrethin, ku t’ngrehej,
Me gjak t’kulshedres, tue vizat’, shetiti.

Te gjith Ilirt, Labeatt, Parthint, Autarjatt, iu veshen Shkodres me hiti, e gjimote dheu prej kangve te puntoris qi vëlote te suka si bleta në zgjue, tuj ngrehe ledhat qi nji hyjni mizore rrzote naten.

Prei krahinet ku i mujshem Labeati
Banon me shqype, e ku, perte, e Parthinit,
Kullot grigja e mrizon Autarijati,
Berret e lame neper ujra t’ Drinit:

Porsi cuna t’ nji shpis qe i fton i jati,
Avulluesa sinjoreve t’ Shkodrinit
Ju veshen Ilirsit me hiti, ku fati
I atmes ma t’lergum ja perkrahte fqinit.

E kndoshin çetat tui u zbrit, e ushtoshin
Fush’ e lugje t’ gjelbrueme e shena e prroje,
N’brohorije t’ushtris kur n’pun u lshoshin.

E ‘j popull i pa far’ rreth suket v’lote,
Porsi shemet e bletve neper zgjoje
Tui ngreh shka naten hyj mizuer do t’ rrxote.

….
> Labeatt – banoret e rretheve te Liqenit te Shkodres.
> Parthint – popull kah Shqiprija e Mesme.
> Autarjatt – popull kah gurrat e Drinit te Bardhe.
> hiti – kujdes e shpejt.
….

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


1 commento

  1. Agron Luka scrive:

    Kodri pellazg, si personazh mitologjik, njihet si themelues i Athines. Duke lidhur si emertim barbar Kodro=kodra, sic e sjellin autoret antike, eshte futur si hipoteze se kjo rrenje hyn edhe ne kompoziten e emertimit Skodrinon, S+Kodra+Dri+non. Pervec krahasimit me Kodriopo ne Friuli, qe e solli Hani, kemi edhe Kodrion qytet ne shek III p.e.r., qe e ndertoi Pirro. Kodra e albanishte/shqipes (diminutivi Kodrine) gjendet edhe ne rumanishte si Kodru = mal i pyllezuar. Keshtu dukshem nuk mundet te barazohet Kodra me konceptimin me origjine latine si quadrum=siperfaqe me kater ane, Kete interpretim dhe keto verejtje une i kam paraqitur dhe formuluar me kohe.

Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: