Kujdesi Hyjnuer

Kujdesi Hyjnuer

Ti, qi toket s’ din me i punue,
S’ korre as qet kurr faren n’ dhe,
M’ difto, zog, si t’ del me rrnue,
Qi i a thue kanges aq me hare?
Ty, zog mali, aq t’ lum kush t’ bani,
Qi n’ ankim kurr s’ t’ ndiehet zani?

Jam i lum n’ sa stine ka moti,
Pse per mue ka kujdes Zoti.

Po ty, lule, si e harrueme,
Qi kurr s’ ende e na rrin veshe,
N’ ato fushat e blerueme,
Si ma e bukura mretneshe,
Kush t’ a dha gjith at stoli?
Kush t’ a fali at bukur?

M’ shofin t’ lume stina e moti,
Pse per mue kujdeset Zoti.

Vetem un, i ligshte kah feja,
Guxoj vedin t’ a thrras t’ shkrete:
Po kto t’ mira, qi ban dheja,
Kush m’ i dha? kush s’ m’ la me mete?
Buke t’ perditshme kush m’ nep mue?
Kush me petk desht me m’ kujtue?

Mos t’ ankojm, pse sa t’ jet moti,
Per gjithkend do t’ mendoje Zoti.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s