Të birtë e shekullit të ri

Të birtë e shekullit të ri

Na t’birt e shekullit të ri
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij,
e çuem grushtin për me luftue
nder lufta të reja
dhe me fitue…
Na të birt e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot
ku djersë e ballit u dikonte kot –
se dheu i yne qe kafshatë e huaj
dhe ne marrëzi duhej shumë shtrejtë t’u paguejm
Na t’birt e shekullit të ri
vllazen të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditem me thanë:
s’duem me humbë
në loje të pergjaktë të historis njerëzore,
jo! jo, s’i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem për hir
të kalbsinave të vjetra që kërkojne “shejtnim”
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap, kangët e trishtimit,
– kangen monotone, pa shpirt, të skllavnis –
të jem’ nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis.
Na të birt e shekullit të ri
me hovin tonë, e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem me ra fli.
. . .

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s