Home » Letërsi » Migjeni » Recital i Malcorit

Recital i Malcorit

Recital i Malcorit

O’ si nuk kam nji grusht të fortë
t’i bije mu në zemer malit që s’bëzanë,
ta dij edhe ai se ç’do me thanë i dobët –
n’agoni të përdridhet si vigan i vramë,

Unë – lugat! Si hij’e trazueme,
trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma të paknaquna t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse për dite
mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë…
Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.

Mali hesht – dhe në heshtje qeshë.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes!

Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qeshë?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm!
Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
Ta shof si dridhet nga grusht’i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem t’u u qesh.
. . .

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: