Rrungaja ne mars

Rrungaja ne mars

E kushdi, kush vjen ma

pare!

Ngrija apo fryma e detit?

Mes nesh bie mjegulla dhe erret
nder sy qafza e kemishes
mbi parzmin veruer.
Mange te gjana u fryne me ajer
tue nga neper lume e zdathun n’uje
ne grohtesine e gushtit.

Kore e vonueme — beli yt i holle,
mos u perplas per rrezet e diellit,
mos e ndal fjalen ne gjuhe, flori.

i vjedhun. Kokrrat e sheges s’e plasen
levoren, te hollueme si leter cigarje,
e prit nande muej me u skuqe ato
prej turpit. Mbas levores

mali mjedis.
E kushdi, kush vjen ma
pare!

E ne mos ardhsha, eja e me prit
sa te prita nje bore
te rrungaja ne mars.

Sille mandej faqen e librit,
e qenies sate grueje me zemer.
Ne mars ka me u ndale edhe koha
ne syzit e pacelun t’hardhise dhe kokrrat
e shiut, t’imtat e motit, ke me i nda
tue keqyre ne lume nese ban pune dore,
arno, sharno, nje ti- nje uji,
nje ti- nje uji, nje ti.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s