Home » Letërsi » Luigj Çekajt

Luigj Çekajt

Jeta e Luigj Çekajt ne Shqiperi ka qene nje ofshame e thelle ne kupe te qiellit. E perftyroj gjithmone si nje njeri qe rrezikohej te mbytej e te perpihet nga dallget mizore te detit, Viktor Hygoi ka nje pershkrim trondites per kete skene, e rendi a sistemi – ai fare dreqi, qe thuhej me demagogji se ishte per ta shpetuar njeriun,- i zgjaste nje shkop, e ky shkop, ku varej ne fije te perit shpresa e jetes, veç e zhyste me thelle, por pa e lene as te shpetonte e as te vdiste. E thene ndryshe nje jete plot tension e mundime, nje torture, qe edhe karakterin me te fort njerezor do ta thyente. Ase edhe sikur te mos e thyente, e tromakste aq thelle ne shpirt sa, tmerri i perjetuar do te linte ne menyre te pashmangshme gjurme ne psiqiken e njeriut per tere jeten. Ne themi shpesh se, ani pse teper vone, kemi shpetuar nga nje diktature, mirepo harrojme se kemi kaluar ne shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralist e te shumtit ne te dyja keto mizori te nje shoqerie totalitare. E dolem gjithesesi te gjymte, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj endrre hjekakeqe, qe kurre nuk mund te na ike, madje sado larg e sado kohe te kaloje, do te mbetemi gjithesesi peng i nje jete te cunguar, apo me keq te percudnuar neper te cilen kaloi populli qe i perkasim, e jo pak por per gjysem shekulli shtypje e dhune. Luigj Çekaj ishte nje femije me shpirt te brishte, perkunder kesaj dhe nje karakter i forte si trashegim i cilesive te banoreve te malesise se veriut. E ky karakter do te vezullonte kur ende ferishte e do te ndodhej ne oborrin e Deges se Brendshme Shkoder, ne mes te shume familjeve qe do t’i internonin ne Tepelene per shkaqe biografike. I ndodhur perpara gjeneralit komunist i cili i stigmatizonte te arratisurit, duke thene se si i braktisin „armiqt e popullit” keto femije si trendafila, vogelushi malesor nuk ka duruar me dhe ne pranine e dhjetra e dhjetra njerezeve, ka rrembyer nje gur te vogel dhe ka qelluar ne drejtim te gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogel as ka qeshur e as ka qare. Ai pati guximin per te bere ata çfare ne ate çast i tha zemra e te tjerat nuk kishim me rendesi. E kjo do te thote se ai shpirterisht ishte poet qe i vogel ashtu sic do te parathoshte mundimet e tij te ardhshme nen diktature. Me pas kurrkush nuk do t’ja kujtonte ate gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq me teper se gjenerali Hilmi Seiti me pas ka vdekur ( thone se e kane helmuar ne zyren e sekretarit te pare te Komitetin te Partise me kafe), por eshte vete Luigji qe risjell ne travajat e jetes se tij, emocionalisht pershkruar aq bukur ne librin „Une vij nga Shkodra”, i cili me shume se sprovez letrare, siç e ka cilesuar autori, eshte nje deshmi autentike per fatet njerezore, per tmerrin e diktatures, dhunimin e te drejtave, por gjithashtu dalin ne pah edhe miresite e njerezeve shpirtemedhej çfare sintetizohet ne refimet per mjekun Sander Ashta apo madje edhe per nje ushtarak si Sejdi Miloti, me vone i vetvrare, qe i shpetoi jeten Kol Çekes, babes se Luigjit, qe nen kercenimin e ekzekutimit, u largua nga Shqiperia duke lene gruan me femije te vegjel. Luigji, duke qene i biri nje te arratisuri, nuk mund te shkonte shume kohe e shume larg pa u ndeshur me barrieren „biri i tradhetarit”. I mbrojtur sido kudo nga dajat te cilet kishin reputacion, ai arrin te gjej nje shteg per te vazhduar studimet per inxhinjeri pa shkeputje nga puna, por vjen nje dite qe farketuesit e luftes se klasave e mberthejne, e perjashtojne nga e drejta per te vazhduar studimet e çfare ishte me e keqja edhe nga puna, e shkuan deri ne absurditetin, te debohet nga qyteti. Luigj Çekaj tere jeten kishte enderr te merrej me letersi, bota e letrave ku perhumbej ore e dite te tera, ishte ai mjedis e ajo hapsire lirie ku kurrkush nuk te perbuzte, kurrkush nuk te zbonte si nje qen prej shtepise tende e ku e ndjeje vehten krejt ndryshe. E ja cfare do te shkruante per dramen e tij qe nuk ish vetem e tij: Ne prill vjen urdheri, perjashtim nga Universiteti! Ne maj vjen urdheri tjeter: Te pushohet nga puna! Dhe ne qershor i treti: te debohet nga qyteti. Keshtu qe dekanati, shefi kuadrit, policia, Shpirtrat tane si dreqer i perzinin nga Shqiperia”… Luftoi sa mundi per ta mbrojtur jeten e vet, ate jete ne kushte modeste qe ja kafshonin aq ligsht, aq pa meshire, luftoi per drejten per te jetuar i qete, per te patur nje pune, nje shkolle, nje shtepi per vehte e familjen e vet por hienat e diktatures nuk i ndaheshin. E ne nje çast te erret, kur ju duk se ne kete bote kishte ardhur fatalisht, sepse perbuzej e debohej e tregohej me gishtin e tmerrshem te luftes se klasave, duke mos pare kurrkund drite, e kurrkund fije shprese, tenton te ike nga bota e te gjalleve. Po ja qe nuk te lene te ikesh ata qe te duan. Ju gjenden afer e ne krah shoket e miqte, ju gjend nje mjek si Sander Ashta, qe jo vetem e mjekoi por ju be si vella e shkuar vellai ,ndaj per Sander Ashten, qe tashme nuk ndodhet nder te gjalle, pikellon me vargje nostalgjie Luigj Çekaj sepse e mesoi jo vetem ta doje jeten por edhe te luftoje per ate. Shembja e komunizmit, skatrrimi i sistemit barbar e shtypjes e cliroi prej makthesh, e, sic do te bente cdo femije ne kete bote per te kerkuar prindin, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u shfaq ne New York ne shkurt 1993. Trokiti ne deren e shtepise dhe balle te saj pa nje burre te plakur, te cilin e perqafoi permallshem e aq tronditshem sa edhe fjalet nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte martuar ne Amerike dhe kishte edhe femije, vellain e vet nga baba qe ishte rritur e bere burre, s’e kishte pare kurre ne jeten e tij Luigj Çekaj. Erdhi nje dite qe ai fitoi te drejten te jetoje ne token e lire, erdhi nje dite qe solli familjen nga Shqiperia, erdhi nje dite te gezoje ne strehezen e vet e me femijet e vet si zogj, erdhi nje dite qe e ndjeu sadisfaksionin qe te jep puna ne nje reviste si „Jeta katolike”, erdhi nje dite qe ndjeu dhembje per nenen qe vdiq larg ne Shkoder, erdhi nje dite qe ti gezohet pasionit te jetes se tij per letersine duke vene ne doren e miqeve e shokeve librin e tij poetik „Vjeshta ne aeroporte” ku kish derdhur tere ndjenjat e shpirtit te vet, tere dhimbjen e dashurine, me pas do te botonte edhe kujtimet e pershkrimet e jetes se vet ne librin „Une vij nga Shkodra”, por erdhi edhe nje dite tjeter, ashtu si vjen pas dites nata, pas reve shiu, pas vjeshtes dimri….dhe nje aksident ne pune, goditje ne koke tek punonte mekanik, do te ishte gati fatale per te, por fale zotit e fale nje mjeku shqiptar aq te perkushtuar si Agim Leka, Luigj Çekaj do te vinte serisht ne gezimin e jetes. Vec, ato re te errta qe tere jeten ja kishin kercenuar qiellin, nuk mund te ishin pa nje gjurme, here here edhe dyndeshin permes subkoshiences se tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psiqike e vrare, ato endrra te shtypura, ajo jete e neperkembur nuk mund te shuheshin krejtesisht. Ashtu si kur ndrrohen stinet qe diç e lene pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku ne gji te shkembejve gjen ende bore, madje neper alpe gjen bore edhe ne mes te veres, edhe me jeten njerezore keshtu eshte. Ne mund qe ti kemi harruar shume tmerre qe kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojne si druret ne dimer, e vjen nje dite, qe miku yne i perbashket Astrit Tota ne telefon te me thote, Luigj Çekaj ka qene fort i semure. E kur hyj ne lidhje me Luigjin te me thote se qenka e veshtire te shpetosh nga e keqja qe koha vrasese e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por fale mjekut Graig Kordick dhe kesaj Amerike e hodha te keqen. Pra kishin ikur rete e vranta neper horizonte te tjera, e ne ato dite me vranesina te turbullta Luigji kishte shkruar shume poezi, nje prej te cilave ne telefon ma kendoi. Them kendoi sepse vargjet i ka si kenge shpirti, i ka edhe si drame edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkebisedim me miqte por edhe si elegji dhembje per ata qe nuk jane me. Duke e mbyll kete esè, ne keto çaste kur ai eshte kthyer serisht nen pushtetin e peisazheve te vranta pertej xhamave te Pressbyterian Hospital,Nju York, ku nuk ndalon te shkruaj vargje, rri e mendoj per mikun tim poet e them, sado qe ja turbulluan jeten, gjithmone mbeti i paster e i kulluar, ndaj aq fort i shkon per shtat shprehja e Friedrich Nietzsches “Vesa bie mbi bar tamam atehere kur nata eshte me e heshtur.” . Tere jeten i duroi ne heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe shpirti i tij gjithehere pikoi vese.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: