Home » Letërsi » Lazër Shantoja » Gungalla, gomari…

Gungalla, gomari…

Gungalla, gomari e nji lule mullagë

Nji natë para kishem luejtë nji poker të lehtë. Poker? Pse jo? rusët thonë se për me qênë burrë katërqindsh u lypkan katër vjet gjymnaz, dy vjet universitet e dy vjet burg. Un kujtoj se për me qênë intelektual shqiptar me fé lypet, ndër tjera, me dijtë të luejsh poker! Lêne se tue luejtë poker ke edhe hije diplomatit, bâhesh psyholog, bân kurë nervash, ushtrohesh në mujtjen e vetes e… , kur të don zari, edhe të tjerve!
Pra at natë kishem luejtë edhe un poker. Por, si thashë, nji poker të lehtë, të vogël, nji poker të shtrêmbtë, si kishte me thânë nji mik i em i rí. Ku e çon mâ poshtë! Nji centime hor çipin! Nji qind çipa nji frâng. Por, si gur gur bâhet mur, kështue edhe çip mbi çip qypi mbushet e frângu mblidhet. Sidomos kur e ke zarin në pupa. Kështu un at natë me nji carré dhetash servi (uh harrova! tue luejtë poker ke edhe rasën me folë frêngisht e anglisht pa i dijtë aspak këto gjúhë;) e nji herë tjetër me nji floesh bâna namin! Kur u da loja, kishem 3 frânga e 40 centimes qar.
Ne nesre sillem nëpër rrugat e qytetit e ndalem para xhamave të nji libërtores. Ec e mos u ndal. Asht gjithnji si me i thanë nji grues mos me u ndalë para nji magazes modash. Libra të rij. Me duer në xhep para tyne, harû. I qyri, i sodis, i çeli me mend, i ha me sy. Me bisht të synit qyri edhe shenimin shkrue me lapsë në nji skâj maje librit. Çëmimin! Sikur bâjshe shum herë me listën e gjellnave në restaurant. Madje këtu çëmimi ishte kryet e punës. Ça don me thânë me pasë xhepin shpue. Por ndoshta ata qi e kanë të qepun, kanë bâ e bâjnë edhe ata si un. Por ata kanë marre me dishmue. Janë zotní!

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: