Home » Letërsi » Lazër Shantoja

Lazër Shantoja

Lazër Shantoja

Lindi në Shkodër Lazër Shantoja, i biri i Kelit e i Çisë. Në shumë botime përmendet si datë lindjet 2 shtatori 1892. Këtu, pranë Seminarit papnor të Etënve Jezuitë kreu studimet e shkollës fillore e të mesme. Mâ vonë vazhdoi studimet e nalta për teologji në Insbruk.
1914. Vizitoi Vjenën për herë të parë.
1915. Lazër Shantoja u shugurue meshtar. Fletoret e veta janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto. Filloi me përkthye. Dolën botimet e para te Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit, Kalendari i veprës pijore etj.
1917—1922. U dërgue famullitar në Pulaj, Beltojë,Velipojë, Rrjoll, Sheldî. Boton Për natë kazanash, përmbledhje me lojna, kashë e lasha e proverba.
Qershor 1919. U arrestue dhe u mbajt në burgim prej italianëve në Beltojë, Shkodër.
1922—1924. Punoi si sekretar i Argjipeshkvit të Shkodrës Emz. Lazër Mjedjes.
17. 11. 1923. Në Vjenë, takohet me Kancelarin e Austrisë Dr. Joseph Seipel-in.
1923—1924. Pater Anton Harapi nxjerrë në Shkodër gazetën Ora e Maleve. Dom Lazri âsht bashkëpuntori i parë i tij bashkë me Luigj Gurakuqin. Pater Antoni, mâ vonë do të shkruente: «Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit.»
27. 12. 1923. Në Shqipni zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në Shkodër fiton Opozita.
20. 02. 1924. Del prej shtypit Shjor Puci, përkthim.
Maj 1924. Jep dorëheqjen prej redaksisë së Orës së Maleve.
22. 10. 1924. Vdes baba i Dom Lazrit, Kel Shantoja.
Janar 1925. Arrestohet e burgoset si frymëzues e organizator i Revolucionit të Qershorit 1924. Mbas disa muejve burg, falet nga qeverija e Ahmet Zogut dhe largohet për në Jugosllavi.
2.10.1925. Prej Beogradit, me zemër të pikllueme, kujton me nji artikull prekës te Liria Kombëtare, vrasjen e Gurakuqit.
1. 09. 1926. Në Cetinjë merr pjesë e mban ligjëratën në vorrimin e Kapiten Mark Rakës, vdekë në rrethana misterioze në nji aksident rrugor.
1928. Kalon prej Jugosllavijet në Austri, në Vjenë. Këtu fillon me botue gazetën Ora e Shqipnisë.
Tetor 1932—Qershor 1939. Kryen detyrën e famullitarit në La Motte (Jura Berneze) Zvicër. Me jetue me te ka shkue edhe e ama, Çija. Ka fillue me përkthye Wilhelm Tell-in e Faust-in. Në Shqipni Kumbona e së Dielles, Cirka, Illyria etj. shtypin pa pushim artikujt e përkthimet e Dom Lazrit.
1936. E përkohshmja LEKA boton Hermandin e Dorothenë të Goethes, përkthye prej Dom Lazrit.
4. 05. 1937. Vdes në Rumani vllai i Dom Lazrit, Kapiten Luigj Shantoja.
Gusht 1939. Kthehet mbas 15 vjetsh mërgim bashkë me të amen në Shqipni. Në vendlindje i bâhet nji pritje tepër e ngrohtë. Çon meshë në kishën kathedrale e mban nji omeli të paharrueshme. Shkodranëve u thotë: «Më keni mbytë me gosta.»
28. 09. 1939. Mban fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri. Vendoset bashkë me të amen në Tiranë. Ka shumë shpresa te epoka e re në të cilen ka hy populli shqiptar.
Mars 1940. Viziton Egjyptin. Takohet me shqiptarët e atjeshëm prej të cilëve largohet me përshtypjet mâ të mira.
Dhetor 1941. Mbështet plotësisht qeverinë qi krijon miku i vet i vjetër e shoku i mërgimit, Mustafa Kruja. Bashkë me Ernest Koliqin, Mustafa Krujën, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën etj., themelojnë në Tiranë Institutin e Studimeve Shqiptare, të parin në historinë e kombit tonë.
Maj 1943. Vritet në Tiranë prej njësiteve guerrile seniori Ndok Gjeloshi, ish-pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit të 1924-it. Marrin pjesë në funeral Dom Lazër Shantoja, Dr. Xhevat Kortsha, z. Shuk Gurakuqi etj.
Shtator 1943. Me kapitullimin e Italisë tërhiqet prej skenës politike. Vijon të merret me përkthime ndërsa vëzhgon me dhimbje të madhe luftën vllavrasëse qi ka fillue në Shqipni.
4. 02. 1945. Arrestohet në Sheldî, ku ishte strehue prej kohësh dhe sillet në Shkodër. Fillojnë torturat. Dërgohet në burgun e Tiranës.
5. 03. 1945. Dom Lazri pushkatohet pa gjyq bashkë me patriotin Sulçe Beg Bushatin në rrethinat e Tiranës. Partizanët mbasi qi e kanë ekzekutue, thërrasin për me i krye shartet e dekës Át Viktor Volajn i cili âsht edhe njeriu i fundit qi e ka pa kufomën e martirit.
28. 06. 1949. Vdes e ama e Dom Lazrit, Luçije Shantoja.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: