Mbramja 1 Nanduer

Mbramja 1 Nanduer

Pushojti ulërima edhe vaji,
Qi ditën t’vjetrat vorre patën mblue!
N’qetsí t’mjerushme ra tek ka Ermaji
Mbî zall veç ndihet Kiri tue ushtue.

Qe hyjt e hâna m’qiell tek lamparisin
E fushën mbarë e mblojnë m’nji dritë të zbét,
Do drita t’ndezme mbi shum vorre ndrisin…
Mbi tufa lulesh, rrxue me krye për dhét.

Vorrtari, i cili s’njef ç’âsht friga e mnera
Tek shkon mbi vorre dritat tue i shue,
E si mbaron, këthen… po fryn m’turr era,

E gjetht i bân nga nji e nji m’u rrxue…
E kukuvajca mbi qinar, e mjera…
Përpiqet vajin si për m’e mbarue!

*Mbramja e 1 nandorit, âsht vigjilja e ditës së Shumve. Të krishtenët, në Shkodër, si gjithkund, gjatë gjithë këtij moji shkojnë për me bâ vizitë ndër vorre, tue çue lule e kunora të dashunve të vet qi s’janë mâ. Vorreza katolike në Shkodër, e cila përmêndet prej autorit, quhet Ermaj, ose Rrmaj, dhe shtrîhet në verilindje të qytetit.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s