Home » Letërsi » Hilë Mosi » Kryengritjes së 1911-tës

Kryengritjes së 1911-tës

Kryengritjes së 1911-tës

Nuk asht’ e para her’ që Shqyptaria
Djelmnin e vet për n’luft’ asht kah e thrret
Mbas qindra vjetsh për t’parën her’ djelmnia
Me një dishir’ lufton për komb të vet.

Shum’ her’ në shesh të luftës qe thirr Turkia,
Por çdo fitim i yni n’pluhun mbet,
Se gjall ndër ne nuk ish atdhedashtnia,
E çdo përpjekje kundërshtime gjet.

Por sot me gzim e pam’ se kombësia
Me hap t’sigurt n’qëllim të vet po nget,
E me Gegni bashkumun asht Tosknia.

E n’qoft se gja nuk qe për ne sivjet,
Mos t’ket dyshim ndokush se vdiq Shqypnia:
Vjen prap prandvera, prap në mal na qe.

Hilë Mosi këtë vjershë ia kushton kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911. Me shtypjen e saj Lëvizja Kombëtare për autonomi, qëndresa e popullit kundër politikës së shtypjes kombëtare të xhonturqve, jo vetëm nuk u ndërpre, por mosbesimi dhe pakënaqësia ndaj Portës së Lartë vazhdoi të rritej me shpejtësi.Në këtë kryengritje Hil Mosi mori pjesë me armë në dorë.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: