Djali shqiptar

Djali shqiptar

Un’ jam nji bir shqiptari
E Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
M’e dashtë e m’e nderue,

Se na atë e kemi nënë,
Prandej s’do lodhem kurr tue thanë
Un’ jam nji bir shqiptari
E shqipninë e due.

Un’ jam nji bir iliri
E i lirë un’ due me mbetë;
Për çfar’ do xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap për jetë.

Ndër dej dhe gjaku mue ma thot
Se gjaku ujë nuk bahet dot.
Un’ jam nji bir iliri
E i lirë un’ due me mbetë.

Un’ jam nji bir arbnori,
Shqiptar besnik i mirë;
Kaq sa deri ke vorri
Shqiptar un’ due m’u thirrë.

Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
Gjithmonë, gjithkund kam m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
Shqiptar besnik i mirë.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s