Ah, nji dit’, kur Shqypnia e liruemun

Ah, nji dit’, kur Shqypnia e liruemun

Ah, nji dit’, kur Shqypnia e liruemun
E gjuha faqeza nëpër bot’ t’i dalë,
Ather’ krejt e ngrata kundenduemun
Me gëzime ty ka për t’u përfalë,

Se ti at’ pend’ si kordh’ je tue përdoruemun
Për nder edhe për fam’ të Shqipnisë…
Hovin tand ti kurr për pa e ndalë,
M’nji për liri t’atdheut je tue luftuemun.

Me at’ zemër t’dhanum krejt mbas dashtnisë,
Që t’atdheut dashtnore asht bamun valë;
Zemrat shqyptare pesh’ asht tue çuemun,
Ma fort në tjertë që jem’ jasht’ Shqypnisë!

Un’, djal’ i ri, sot tye jam tuj t’u falë
Për kang’t e bukura që ke kënduemun,
Porsi nji bylbyl i djegun mbas dashtnisë,
Që kndon në pyll kangët palë e palë.

Të gjith dashtnorët e mjer’ tue përvëluemun:
Kshtu kndon ti sot në gjuh’ të Arbënisë.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s