Hilë Mosi

Hilë Mosi lindi në Shkodër me 22 Prill 1885, dhe qe i biri i Mark Mosit, i cili qe ndër atdhetarët mâ të vlefshmit, qi kah mbarimi i shekullit të kaluem luftuen për idén kombtare, tue dalun nepër male me pushkë në krah dhe tue shpërndám në kohën e robnís libra shqip dhe flamuj me rrezik kreje.

Në Shkodër i filloi mësimet në shkollën italjane, të cilat i vijoi në shkollën teknike tregtare dhe në Kolegjin Saverjan të Jezuitvet e mâ vonë ndoqi degën e mësuesís në Shkollën Normale të Klagenfurt-it. Tue ndjekun shembullin e prindit, që në moshë të ré, i u kushtue propagandës kombtare e tue u gjetun në Vjenë, në vjetin 1902 me shokë tjerë shqiptarë nën kryesín e Gjergj Pekmezit bashkëpunoi në shoqënín letrare “Dija”, e cila mot për mot botoi nji kalendár, dhe qiti nji fletore me emën “Vllaznija”. Qysh prej aso kohe Hila filloi të shkruente me pseudonymin Sakoli proza dhe vjersha atdhetare. Mbassi u çpallë Kushtetuta e Turqve të Rij në vjetin 1908, ktheu në Shkodër, ku themeloi shoqnín “Gegnija” e mâ vonë qe përfaqsues i saj në Kongresin e Monastirit.

Gjatë pushtimit austrijak në Shkodër (1916-1918) qe mis i Komisís Letrare, të cilën detyrë e vijoi edhe mâ vonë kúr Shkodra u bashkue me qeverín e Tiranës mbas lirimit të vet nga ushtrít franceze. Në vjetin 1919 me 16 të Frorit shoqnít e Shkodrës “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” u bashkuen dhe sajuen shoqnín e vetme me emnin “Vllaznija”, e cila qe nji ndër shoqnít mâ t’organizuemet e Shqipnís dhe qi me veprimtarín e vet letrare, theatrore, muzikore dhe gjymnastike pati nji meritim të madh për zgjimin e rinís shqiptare, sidomos me botimin për tre vjet me radhë të së përkohëshmes “Agimi”. Hilë Mosi qe kryetár i kësaj shoqnije për një kohë të gjatë dhe me artikujt e përkthimet e veta të ndryshme e zbukuroi organin e shoqnís. Në këto përkthime âsht për t’u përmendë studimi historik mbí Vlonën e kohës së mesme, të nxjerrun nga vepra e historjakut Kostandin Jireçek-ut, i cili bashkë me me Milan Sufflay dhe Tallotzi-n mblodhën dokumentat e historís së Shqipnís dhe i botuen në dý vëllime të mdhaja me titull “Acta et Diplomata res Albaniæ Mediæ illustrantia.”

Jeta e Hilë Mosit âsht nji shembull i gjallë atdhedashunije, zelli, veprimtarije dhe vetmohimi për qellime kombtare: e dishmojnë shoqnít e themelueme me nisjativën e tij, të përkohëshmet dhe fletoret qi nxori ai vetë, ase qi i përkrahi me bashkëpunimin e vet. Jeta e tij qe nji jetë ravgimi, dhe kudo qi zuni vend, edhe për pak kohë, u pá menjiherë vepra e tij shoqnore dhe letrare, e frymzueme përherë prej njij shpirti dynamik dhe prej dishirit të zjarrtë për t’u liruem nga zgjedha e huej. U përshkue nepër shum lëvizje politike tue përballuem trimnisht pengime dhe kundërshtime të mdhaja. I shërbei kombit edhe me veprimtarín e vet të pareshtun si zyrtár shteti: si mis i Komisís Letrare të Shkodrës, si deputat, prefekt, si Drejtuer i Përgjithshëm i Sigurimit botuer, si Ministër i Arsimit.

Vdiq në Tiranë në frorin e vj. 1933 dhe u vorrue në Shkodër.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s