Home » Letërsi » Gjergj Fishta » Nikolejda – Kur pata kenë ba Papë

Nikolejda – Kur pata kenë ba Papë

Nikolejda – Kur pata kenë ba Papë

Sonte vetë kam pasë nji kllapë
Kam pa n’andërr se m’banë Papë
Faj’n ia vë nji miku

Nji ky miku më pat thirrë
Dje mbasdite me pi birrë
N’hije t’gjanë t’nji fiku

Diku veç ndoj gotë ma tepër
Piva vetë, qi mendja lepër
Mue m’kje ba gjith’ natën

Si kje puna nuk po di
Veç po u tham’ si Papë i ri
Kam sjellë n’andërr patën

Mbasi cilsat n’dorë i mora
Kardinala e mosinjora
Un’ t’i la mbas dore

E t’fillova me sundue
Tuj bekue e tuj mallkue
Veshë me petka bore

Se shka t’zit’ n’at andërr bana
Mue ndër mend s’po m’binë të tana
I kam qitë n’harresë

Veç nji punë po m’bjen ndër mend:
Si Shqipnin ta vuna n’mend
Porsi i parë i Fés

Bana’ i ligjë un’ pikë ma s’parit
Qi i peshvijt t’jenë rod shqiptarit
Anë e kand n’Shqipni

E pse mue – shndritun me rreze
Shum’ m’u dukën shtatë dioçeze
M’dy pllambë vend Gegni

N’dioçez t’Lezhës un’ bana ‘i vizë
Edhe i bana ‘i kryq n’kurriz
Tuj ia pshtetë Nënshatit

Pukë e Iballë, Kthellë, Selitë
I bashkova me Mirditë
Nën sundim t’abatit –

Mandej lshova ‘i mallkim t’randë
– Gur e dhé, bëra më t’randë –
M’t.gjith’ njata ipeshkvij

Qi tue rrue petlla n’Shqipni
Biba t’pjekme “mish jahni”
Pata e pulastrij

Shkruejn ‘çarkorët” n’gjuhë të huej
Si asht’ dishiri i s’di se i kuje
N’fyt kti i dredhsha lakun!

E jo n’gjuhë t’ambël t’shqiptarëve
T’cilt’ për besë e Fe të Parëve
Rrkaje kanë derdhun gjakun

– Zot t’u kenun Krishti i lum
t’ana gjuhët ka dijt kotrum
Me gjithnduer kuvendit

Po, po popullit t’Israelit
Fole s’i ka n’gjuhë t’Schiapparellit…
Veç në gjuhë të vendit –

Atëherë un’, për t’u shtie mnerën
Do meshtarve, qi të mjerën
Kishe dugajë e kan’:

Qi, për t’mbushë ma mirë kuletën
Nuk kan’ turp me shitun veten
Ndër shkje e ndër taljan

Katër priftën m’fik i vara;
Dymbdhetë tjerë jashtë kishe i nxora;
Tridhetë lashë pa meshë

E tue dijt se faj’ i ksajë pune
Rrjedht pse shkollë t’huej kta zune
Un’ t’a çova peshë

Edhe atje kah Kisha e Madhe
Ndër do megje e do livadhe
T’ngrefa nji kolegj

Qi t’a mbusha me xhakona
Të gjith’ zgjedhë prej fisesh tona
N’msim aty me i rregjë

Por n’Shqipni pse nji meshtar
Po se prift, do t’jet shqiptar –
Shqiptar, po, pa dredha

Un’ rektor e profesor
Sakristan e baçevan
T’gjith’ shqiptarë i zgjodha

Mbasi ndreqa kto punë t’mbara
Jezuitët t’i vuna para
Me kamxhik në dorë

T’u dhashë det e t’u dhashë mal
N’kolegj t’tyne nji spital
Bana për malsorë

Atëherë kapa nji dajak
M’fretën t’huej e t’gjith vandak
T’i hodha andej detin

Edhe motrat salezjane
T’i flakrova n’tokë taljane
Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin

As nuk çava shum’ pallavra
Me mungesha qi bajnë havra
Ndër shpia t’veta

T’rejat t’gjitha i shartova
Due me thanun se i martova
Plakat dheut i treta

E nuk di se ç’t’zit’ e motit
Kjeshë tue ba m’kët’ tokë t’Kastriotit
T’majkesh gjatë kllapin;

Por kur bana me kapë “plumin”
Nji dreq minit m’a xuer gjumin:
M’tokë m’a lshoi Papnin!

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: