Home » Letërsi » Frederik Rreshpja

Frederik Rreshpja

Lindi në Shkodër më 1940. Disa biograf ditëlindje të tij marrin vitin 1941. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkodër. Për shkollimin e tij të mëtejm nuk ka të dhëna të mjaftueshme, por dihet se në vitin 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepër dhe punimet e tij të botuara në gazetat e përditëshme dhe revistat e kohës u pritën mirë nga kritika e avancuar, por u morën edhe si shembull për ta ndëshkuar. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Ai, herët ishte kualifikuar si armik i vendit, që kur ishte nxënës i fillores, kur një fqinj i tij, puntor i Shërbimit informativ, nuk e la vajzën e vet të shoqërohet me Rikun.

Opusi krjiues i Frederik Rreshpjes nuk dihet në saktësi, por, thuhet se ka thasë përplot me dorëshkrime. Pasi doli nga burgu, botoj vëllimet “Erdhi ora të vdes përseri“ – 1994, „Lirika të zgjedhura“ – 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi“ që u botua në vitin 2004, i cili ia solli titullin –poet i vitit 2004.

Në një intervistë të botuar në vitin 1992 Frederik Rreshpja pat thënë: „…Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time, i vetmuar…“. Megjithëkëtë, Riku, siç e quanin shokët, të cilët i kishte të paktë pasi doli nga burgu, jetonte në Tiranë, por shpesh ndodhej edhe në Shkodër në ndonjë promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar që të përcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk më intereson politika. Arti është më i gjërë…“, andaj Frederiko Rreshpja iu përkushtua punës letrare. Ai ishte kryeredaktor i gazetës „Ora“, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese „Evropa“, veprimtari këto që nuk i sollën përfitime të mëdha, por kishte pasuri të madhe bujarinë e tij, sepse, edhepse e dinte se kush ishte denoncuesi që e rraskapiti nëpër burgje, ai nuk u hakmor.

Poezitë Frederik Rreshpjen e bënë të famshëm që herët, sepse u përfaqësua në antologji të ndryshme e në literaturën shkollore, por, pasi e denoncuan, ato ia hoqen. Mirëpo, për të edhe më tej shkruhet në superlativ. Ja çka thonë disa njohës të letërsisë, e posaçërisht të poezisë: Hans Joacim Lanksch „… vepra e Frederik Rreshpes është poezi e dorës së parë e kalibrit europian“, Robert Elsie :“… që në rininë e tij Rreshpja ka qenë një poet tronditës“, Henri Izrael, botues amerikan: “… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon“, Ivanov, kritik rus: „… ne kemi Pushkinin, Jeseninin, dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë“. Leo dë Rua, kritik francez: “… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet ballkanik, që është vendi i lindjes së artit,“ Ismail Kadare: “… Frederik Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë“.

Frederiko Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq 17 shkurt Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjërë, dhe u varros më 18 shkurt 2006, në varrezat „Rrëmaj“ të kishës katolike në Shkodër.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: