Home » Letërsi » Filip Shiroka » Si po prishet gjuha shqype?

Si po prishet gjuha shqype?

Si po prishet gjuha shqype?

Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:
…..Jan kenë t’hutuemun!…
Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,
as buon giorno,1) as kali spera,2)
as sabah sherif teheir-ollsun!3)
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
…..nga mendja jem holluemun!
Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,
kombin tonë m’e përparue,
…..dhen tonë m’e nderuemun;
rri n’shkollë djali pesë – gjashtë vjet,
kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,
…..Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m’e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi
…..me fjalt t’gjuhve t’hueja!…
Thotë: me thanë la verita4)
ktu në Shkodër sot diçka
…..jan civilizuemun…
La gioventu5) ka studiue
di me folë, me ragionue6)
…..po m’vjen mirë: bravissimo!
Veramente,7) n’shkolla t’hueja
me kenë me studiue dhe grueja,
…..kish me u ndritë il popolo,8)
Se n’dhe t’huej asht rispettata,9)
grueja asht emancipata,10)
…..nuk asht schiava11) e burrave!…
Dhe kah ana e Toskenis
ku janë shkollat e Greqis,
…..çud asht me i ndigjuemun;
atje Toskat t’thotë gjithehera:
mirëmbrëma, kali mera12)
…..si ta kam, kalla mu ise?!13)
Thuej: ç’po bahet nga Greqija?
T’thotë: atje është elefterija,14)
…..bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,15)
n’Stara Serbia(?!) ku i kishteni
…..msohet n’shkolla t’serbëve,
tue folë shqyp t’thotë me pahir:
si ja brate16), nadja e mirë,
…..dobro itro, kakoti?…17)
E kshtu gjuha po shëmtohet,
dhe kshtu kombi po mjerohet
…..nga shkollat e hueja!…

1898

1) Mirëmëngjes (italisht)
2) Mirëmbrëma (greqisht)
3) Në kuptimin: Mirëmëngjes, të vaftë mbarë (arabisht)
4) E vërteta (it.)
5) Rinia (it.)
6) Në kuptimin: të arsyetojë (it.)
7) Vërtetë (it.)
8) Populli (it.)
9) E nderuar (it.)
10) E emancipuar (it.)
11) Skllave (it.)
12) Mirëmëngjes (greq.)
13) Mirë më je (greq.)
14) Liria (greq.)
15) Prizreni
16) Vëlla (serbisht)
17) Mirëmëngjes, si je (serb.)

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: