Vjeshtë

Vjeshtë

Sa shpejt sivjet âsht nisun
aradhja e dallëndyshave
qi mbrâmjet verës s’onë i a ka qindisun
me fluturime t’freskta e urim-plote.
Aradhja e dallëndyshave
qi gjat’ ksaj vere shetin t’on’ rrethote
si me kunora ajrore, shpejt ka hikun.
Vjen shiu i vjeshtës tashti tue i a fikun
stinës, qi qè e jona, farfurin.
Aradhja e dallëndyshave,
qi rrethoi shetín t’onë, e la Shqipnín.
Ti, dallëndyshë e fundme, mbete vetun,
por vjeshta ka me t’tretun
shpejt edhe ty: masnesrit male e dete
tash na dajn’, – dallëndysh’ qi vetun mbete.
Eja, nên shí të shpeshtë
për t’mbrâmen her’ t’shetisim bashk’ tue heshtë,
t’shetisim bashk’ kadalë
pa folun kurrnji fjalë.
Eja për të mbrâmen herë
nên shí të vjeshtës t’fshâjm’ permbi prendverë
qi kemi andrrue gjithmonë.
Na pritshim nji Shën Gjergj qi lule n’derë
t’varte, ku strukej fatbardhsija e jonë.
Por ato lule kurr s’kan’ me lulzue…
Eja pa thân’ nji fjalë
T’ecim nên shí kadalë,
o dallëndysh’ qi erdhe tepër vonë
e po nise, e po nise pa e ndërtue
at çerdhen t’onë
qi kemi andrrue gjithmonë.
Eja nên shí t’ksaj vjeshtë
t’shetisim bashk’ tue heshtë,
tue qa andrrën e bardhë
t’prendver’s qi s’ka me ardhë,
tue qa, pa kurrnji fjalë,
prendverën qi mjaft ndiellme, e s’ka me dalë…

Ernest Koliqi – ” Gjurmat e stinve” – Tiranë 1933.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <

Advertisements

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s