Te shkolla

Te shkolla

Te shkolla qi dikur
pat qene e jona
na prune me bartun gure,
me shty vagona

Por lejshin shoket klaset,
vijshin na shifshin,
na kqyrshin zemerplaset,
e nuk na njifshin!

Pse ata qi ne na ndan
me mure e tela,
<>

Por kur filluem nga kanget
tona kombtare,
qi bashke kenduem qe n’banget
nder abetare,

ju pame, o shoke, si u-mrrolet,
si u-ngasheryet,
dhe thirrjes sone i folet
tue hovun kryet

Kendojshim na, nji roje
dhambet kerciste:
<>

E ju qi kto i ndigjojshit
pa mundu me bza,
kah qielli syt i cojshit:
Deri kur ma?

Por mos u-deshperoni
per ne, ju, shoke.
Se hekri i ktij vargoni,
qi keq na rroke,

Kur len te mishi danga
ka lane stigmate.
Cka sot na shifni pranga
neser asht shpate.

Shenim i autorit:
Gjate vjetit 1947 te burgosunit e Durresit punuen ne ndertimin e rruges afer bregdetit, quejtun sot ”Dalip Tabaku”. Jo fort rruges gjindej asokohe lyceu, para te cilit te burgosunit punuen disa dite. Nder ta kishte shume studente te lyceut. Te burgosunit kenduen disa here, kur kalojshin rrugeve te qytetit, kange kombtare. Auktoritet e burgut nderhyne me force tue perdore kercnime, medje ndeshkime, per me ndalue kanget kombtare. Njena syresh, ajo qi kendohej me shpesh, ishte kanga e Gramenos me refrenin:
“Se mjaft ne roberi,
e mjera Shqiperi!
O djem, rrembeni pushket!
Ja vdekje ja liri!”

www.ShkoderZemer.com

Komento

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s