Home » Letërsi » Arshi Pipa » Legjenda e Drenices

Legjenda e Drenices

Legjenda e Drenices

Uluron murrani i cmendun
Fshan si bishe me zhgjeten n’bri
Davaritet mjegulla e dendun
Mbi katundin shkrumb e hi

E mbi buzen e nje rremuje
Duket tash nje kulle menjane
Nje djalosh permas dritares
Rrin mendueshem e nuk bzan

Asht per rruge ne arme shtrengue
bomba dore me gjerdane
“Loke s’mundem me mungue
Lamtumire kam ardh me t’thane”

Qan e ama e duert i mbeten
Tu’i perdredh n’idhnime fshan:
“Dy qi pata shkuen e mbeten…
Bir o bir ku do me m’lane?”

Mbushe si ke ti pesembedhetat
Kush at gja s’ta ven ty barre
Nane do shkoj me u ba me cetat
Gjakun vllazneve me u a marre!

Kane me t’vra si tu vllezen
si tet ate i pushkatue
ku na len ah mu fatzezen
tande moter fatshkretue?

Lene nane, ma keq me mbylle
ktu me e gjet si berr e presin
Shqe vec jane, me hyll pa hyll
Qymen kan nderru jo vesin.

Lene t’shkoje, e mbare ju dhashte
Kthefte me nder, por n’qofte o vlla….
perendija mos e dhashte
Gjakun vete kam per ta la.

Fishkullon murrani rrmores
me frullize tue uturi
hyn nder hekrat e dritores
nalt tek kulla shkrumb e hi.

Shenim i autorit:
Ne Drenice te Kosoves nje krahine me popullsi thjeshte shqiptare mes Mitrovices dhe Pejes, plasi me 1945 kryengritja kunder ushtrise jugosllave, e shkaktume nga mizorite e serbo-malazezve kunder shqiptareve vendas. Kryengritja mori perpjestime te medha me rebelimin e njesive shqiptare t’ushtris jugosllave. Ajo u shuejt me ne fund, por mizorija e pashembullt e tregueme ne ket rast prej ushtrise jugosllave nuk do te shuhet ne kujtesen e shqiptareve.

www.ShkoderZemer.com

> ShkoderZemer.com Facebook <


Komento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: